
Kroacia po përballet me situatën më të rëndë epidemiologjike mes vendeve të tjera europiane. Paçka bllokimit të pjesshëm në fuqi për dhjetë ditë, përhapja e fortë e Covid-19 vazhdon me 4520 raste të reja në 13 000 testime të kryera në 24 orët e fundit, duke regjistruar një rekord të ri ditor.
Të dhënat u raportuan nga Njësia e Krizave të Mbrojtjes Civile në Kroaci. Numri i infeksioneve i regjistruar zyrtarisht në botë që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar 68 milionë (68 046 467), sipas të dhënave nga Universiteti Amerikan Johns Hopkins.
Vendi më i prekur, në terma absolutë, mbetet SHBA-ja, me mbi 15.1 milionë raste totale dhe mbi 286 000 viktima.
