Kroacia zgjat izolimin për shkak të koronavirusit

Kroacia njoftoi të shtunën se do të zgjasë izolimin për shkak të koronavirusit edhe për 15 ditë të tjera.

Autoritetet atje i kanë mbyllur dyqanet, baret, restorantet, shkollat dhe transportin publik një muaj më parë.

Vetëm dyqanet ushqimore, farmacitë dhe pikat e karburantit kanë mbetur hapur.

Ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviç, tha se masat e izolimit do të vazhdojnë deri më 4 maj.

Ai tha se qeveria po i shqyrton edhe planet për rihapjen e ekonomisë, por duke i mbajtur njerëzit të sigurt.

Kroacia ka regjistruar mbi 1,800 raste me COVID-19, prej të cilëve 30 pacientë kanë humbur jetën.

SHKARKO APP