Kryebashkiaku i parë mysliman në Londër?

Miliona londinezë votuan sot në zgjedhjet vendore që mund të kurorëzojnë kandidatin laburist, Sadiq Khan, një mysliman djal i një shoferi pakistanez autobusash, mishërimi perfekt i kozmopolitizmit të kryeqytetit britanik.

Sondazhet e japin Khan me një avantazh prej dhjetë pikës ndaj rivalit të tij kryesor, konservatorit Zac Goldsmith, që është djali i një miliarderi, raporton lajmi.net. 

Nëse ky avantazh konkretizohet nga rezultati përfundimtar i kutive të votimit, Zac Goldsmith, 45 vjeç, deputet i Tooting, një lagje popullore në jug të Londrës ku edhe është rritur, do të pasojë karizmatikun, Boris Johnson (partia konservatore) dhe do të bëhet kryetari i parë mysliman i bashkisë së një kryeqyteti të madh perëndimor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?