Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 22:00 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj Moderatorja e ”Top Story”, Grida Duma ka zgjedhur ta nisë emisionin “Topin e kam unë” me një mesazh të drejtpërdrejtë për publikun, duke sqaruar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet vendore
  • Paketa fiskale
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Erion Veliaj
  • Emanueli
  • Zgjedhjet në Izrael
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet vendore
  • Paketa fiskale
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Erion Veliaj
  • Emanueli
  • Zgjedhjet në Izrael
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryebashkiaku që mbështet shqiptarët është në vështirësi, shtohet trysnia ligjore për shkak të akuzave për ryshfet

Bota E hënë, 24 Shkurt 2025 18:18
Kryebashkiaku që mbështet shqiptarët është në vështirësi, shtohet trysnia ligjore për shkak të akuzave për ryshfet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams përballet me trysni në rritje ligjore dhe politike për shkak të akuzave për marrje ryshfeti dhe shkelje të rregullave për financimin e fushatave zgjedhore. Njofton nga qyteti i Nju Jorkut korrespondenti i Zërit të Amerikës, Aron Ranen.

Gjyqi ndaj kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ishte caktuar fillimisht të mbahej në muajin prill, por u shty pasi Departamenti i Drejtësisë i administratës së re të Presidentit Trump kërkoi pushimin e çështjes. “Gjykatësi Dale Ho hoqi nga kalendari i gjykatës datën e caktuar për gjyqin, por nuk e pushoi çështjen, të paktën ende jo. Ai caktoi një ekspert ligjor, që do t’i kundërvihet pozicionit të Departamentit të Drejtësisë për pushimin e çështjes”, thotë Neama Rahmani, ish-prokuror federal.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili drejt SHBA-së mes hetimeve

Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili drejt SHBA-së mes hetimeve

Para 4 orësh
Padia e Neil Young kundër fushatës së Trump: “Rockin’ in the Free World” u luajt pa leje

Padia e Neil Young kundër fushatës së Trump: “Rockin’ in the Free World” u luajt pa leje

Para 4 orësh
Zgjedhjet në Izrael/ Netanyahu kërkon të shtyhet orari i votimit! Pjesëmarrje e ulët në zonat që mbështesin kryeministrin

Zgjedhjet në Izrael/ Netanyahu kërkon të shtyhet orari i votimit! Pjesëmarrje e ulët në...

Para 8 orësh

Ai thotë se kjo lëvizje ligjore përdoret rrallë në proceset federale dhe për rrjedhojë vendimi i gjykatësit është i pazakontë. “Nuk është e paprecedent, por nuk është e zakonshme. Kur palët duan rrëzimin e një çështjeje… ajo pothuajse gjithnjë rrëzohet. Çështja është se cila ishte arsyeja për pushimin e çështjes dhe a është e përshtatshme? Kjo është ajo çfarë do të shqyrtohet tashmë me përfshirjen e ekspertit Clement”, thotë zoti Rahmani.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Disa ekspertë thonë se akuzat u rrëzuan në mënyrë të padrejtë në kuadrin e një marrëveshjeje që kryebashkiaku Adams arriti me administratën e Presidentit Trump për deportimin e emigrantëve nga Nju Jorku. “Propozimi i Trump-it, i ardhur nga zyra qendrore në Uashington ishte që të pezulloheshin akuzat ndaj kryebashkiakut Adams, në mënyrë që ta kenë nën kontroll për çështjet që lidhen me axhendën e presidentit, në veçanti emigracionin. Pra, ky ishte një veprim i qëllimshëm në mënyrë që (Presidenti) Trump të vazhdojë ta ketë nën kontroll kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut”, thotë Ester Fuchs, profesore e shkencave politike në Universitetin e Kolumbias.

Mbështetësit e kryebashkiakut Adams këmbëngulin se ai nuk ka bërë ndonjë shkelje. “Nuk ka asnjë evidencë se ai mund të ketë bërë diçka të gabuar me Trump-in… Presidenti Trump e tha këtë, drejtuesi i tij për emigracionin e tha këtë. Këto vijnë nga kundërshtarë që nuk votuan ndonjëherë për të, që nuk e duan në detyrë”, thotë peshkopi Gerald Seabrooks, mbështetës i kryebashkiakut.

Edhe Presidenti Donald Trump i ka dalë në mbrojtje zotit Adams. “M’u duk se ishte shumë politike”, tha Presidenti Trump. Ndërkohë, guvernatorja e shtetit Nju Jork, Kathy Hochul, ka përjashtuar mundësinë e shkarkimit të kryebashkiakut Adams. Në vend të kësaj ajo vendosi për më shumë mbikëqyrje të administratës së tij. “Vendosa të mos filloj në këtë kohë procedurat për shkarkimin. Mbaj me forcë qëndrimin se vullneti i votuesve dhe paprekshmëria e zgjedhjeve demokratike e përjashtojnë bërjen e veprimeve të tjera. Nuk ia mohoj dot popullit të këtij qyteti të mrekullueshëm fuqinë për ta marrë këtë vendim vetë”, tha guvernatorja. Me vonesat ligjore, mbikëqyrjen nga strukturat e shtetit të Nju Jorkut dhe me vëmendjen e shtuar, e ardhmja politike e zotit Adams mbetet e paqartë. /VOA/

Etiketat e lidhura

Eric Adams
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 4 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 4 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili drejt SHBA-së mes hetimeve
Para 4 orësh

Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili drejt SHBA-së mes hetimeve

Padia e Neil Young kundër fushatës së Trump: “Rockin’ in the Free World” u luajt pa leje
Para 4 orësh

Padia e Neil Young kundër fushatës së Trump: “Rockin’ in the Free World” u luajt pa leje

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 5 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 4 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 4 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Gjykata e Lartë i jep të drejtë Erion Veliajt
Para 7 orësh

Gjykata e Lartë i jep të drejtë Erion Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.