Kryediplomati grek vizitë në Kosovë, fokusi në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Fillimisht, kryediplomati grek do të ketë takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e më pas do të pritet edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Takim do të ketë edhe me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

“Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?