Kryeministri britanik Boris Johnson shprehet optimist: Parimisht pro pushimeve verore
Në një intervistë për mediat britanike, kryeministri Boris Johnson, është shprehur optimist sa i përket pushimeve verore këtë vit, duke shpresuar kështu për rikthimin tek normaliteti.
Sipas BBC-së, kryeministri do të dalë në një konferencë më 22 shkurt ku do të prezantojë vendimet e reja, ku do të përfshihet parimisht dhe pushimet verore.
Sidoqoftë për të arritur në këtë pikë, fillimisht duhet të shikohet mbarëvajtja e fushatës së vaksinimit në Britani, e më pas të vlerësohet nga ekspertët niveli i infeksionit.
Sakaq, në Britaninë e Madhe deri më tani rreth 9 milionë njerëz kanë marrë dozat e para të vaksinës, ndërsa rreth 500 mijë kanë mundur të marrin dhe dozën e dytë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka shkuar në 3.8 milionë, ndërsa numri i viktimave për momentin regjistrohet 106 mijë. Kujtojmë këtu se në Britaninë e Madhe është shfaqur për herë të parë varianti i ri i COVID-19, i cili sipas ekspertëve ka shkallë infektimi më të lartë. Për këtë arsye shumë vende kanë bllokuar fluturimet me Britaninë e Madhe, përfshirë këtu dhe vendin tonë.