Kryeministri çek: Nuk lejojmë emigrantë të paligjshëm në territorin tonë
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Republikës Çeke zhvilloi dje një takim për të diskutuar një plan krize nëse Gjermania vendos të nisë mbylljen e kufijve për grupe të caktuara azilkërkuesish.
“Nuk mund t’i lejojmë këta emigrantë të paligjshëm në territorin tonë, sepse kur ata hyjnë në terrenin tonë bëhen problemi ynë”, tha kryeministri çek Andrej Babis.
Babis, themelues i partisë populiste ANO tha se policia, doganat dhe ndoshta ushtria do të dërgohen menjëherë në kufi për të bërë kontrolle nëse Gjermania mbyll kufirin e saj. Ai theksoi mbështetjen e tij për një qendër refugjatësh jashtë Evropës dhe për një fushatë më të fuqishme kundër trafikantëve në Mesdhe.
Ai tha se është detyrë e Greqisë, Italisë dhe Spanjës për të monitoruar kufirin jugor të Evropës dhe se shtetet e tjera duhet të dërgojnë ndihmë sipas nevojës.
KOHA JONË SONDAZH

