Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryeministri fiton votëbesimin pak ditë pasi u riemërua

Bota E enjte, 16 Tetor 2025 21:10
Kryeministri fiton votëbesimin pak ditë pasi u riemërua
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri i Francës, Sebastien Lecornu u mbijetoi të enjten dy mocioneve të votëbesimit, vetëm disa ditë pasi e kishte emëruar kabinetin e tij qeveritar dhe e kishte bërë një lëshim të rëndësishëm politik për të qëndruar në pushtet. Votëbesimi pasoi vendimin e Lecornut të martën për ta mbështetur pezullimin e reformës së vitit 2023 për pensionet, në përpjekje për ta mbajtur Qeverinë e tij mjaftueshëm gjatë në pushtet, për ta miratuar një buxhet kursimesh deri në fund të vitit. Partia Socialiste (PS) e krahut të majtë kishte kërcënuar se do të votonte për rrëzimin e kryeministrit nëse ai nuk do të pranonte ta pezullonte reformën, sipas të cilës, mosha e pensionimit do të zgjerohej nga 62 në 64 vjeç.

Pa mbështetjen e PS-së, dy mocione të ndara të paraqitura të enjten nga partia e majtë ekstreme, Franca e Panënshtruar,dhe ajo e djathtë ekstreme, Tubimi Kombëtar, nuk arritën numrin e votave të nevojshme për ta rrëzuar Lecornun. Pas votimit, Lecornu tha se është i gatshëm ta “fillojë punën” për bisedimet buxhetore, që pritet të fillojnë në Parlament javën e ardhshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Mund ta shihni se sa serioze është situata. Debatet duhej të fillonin”, tha kreu i Qeverisë për BFMTV. Por, lideri socialist Olivier Faure paralajmëroi se partia e tij mund ta mbështesë përsëri një mocion për rrëzimin e Qeverisë. “Nëse Qeveria nuk i përmbush angazhimet e saj, veçanërisht për pezullimin e reformës së pensioneve, ne do të votojmë menjëherë kundër kabinetit”, tha Faure në X.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Franca, ekonomia e dytë më e madhe e eurozonës, është futur në një paralizë politike qëkurse presidenti Emmanuel Macron shpalli zgjedhje të parakohshme vitin e kaluar, me synimin për të konsoliduar pushtetin e tij. Por, zgjedhjet rezultuan me një Parlament të bllokuar dhe me rritje për të djathtën ekstreme. Lecornu, kryeministri i shtatë i emëruar nga Macroni prej vitit 2017, tani duhet ta udhëheqë një buxhet kursimesh përmes një Parlamenti thellësisht të ndarë deri në fund të vitit.

Mund t'ju interesojë

Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Para 9 orësh
Mercedes-Benz pezullon investimet e reja në Gjermani: Britta Seeger pranon se po shqyrtohet mbyllja e fabrikave

Mercedes-Benz pezullon investimet e reja në Gjermani: Britta Seeger pranon se po shqyrt...

Para 9 orësh
Finlanda regjistron sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Gjirin e Finlandës: dyshohet për operacion të SBU-së

Finlanda regjistron sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Gjirin e Finlandës: dyshohe...

Para 10 orësh

Lecornu, i cili u bë kryeministër muajin e kaluar, dha dorëheqjen të hënën e kaluar pas kritikave ndaj kabinetit të tij të parë. Por, ai u riemërua disa ditë më vonë dhe e formoi një kabinet të ri qeveritar në kohë për ta paraqitur projektbuxhetin në Parlament. E përballur me trysni nga Bashkimi Evropian për ta ulur deficitin dhe borxhin e vendit, Franca ballafaqohet me një betejë të vështirë për masat shtrënguese që rrëzuan dy paraardhësit e Lecornut.

Raporti borxh/PBB i Francës është i treti më i larti në Bashkimin Evropian pas Greqisë dhe Italisë dhe afërsisht dyfishi i kufirit të BE-së prej 60 për qind. Lecornu është zotuar se nuk do ta përdorë një mjet kushtetues që është përdorur për të kaluar çdo buxhet pa votë që nga viti 2022, dhe ka premtuar se të gjitha ligjet do t’i nënshtrohen debatit. “Qeveria do të bëjë propozime, ne do të debatojmë dhe ju do të votoni”, theksoi 39-vjeçari, i cili është besnik i Macronit, në një fjalim para deputetëve të martën.

Por, opozita ka sfiduar optimizmin e tij. Liderja e Tubimit Kombëtar, Marine Le Pen, akuzoi deputetët se i dhanë Lecornut një mundësi “për shkak të frikës nga zgjedhjet”, duke thënë se ajo “me padurim” po pret shpërndarjen e Parlamentit. E djathta ekstreme e sheh këtë si shansin e saj më të mirë deri tani për ta marrë pushtetin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, kur përfundon mandati i dytë dhe i fundit i Macronit. /REL/

Etiketat e lidhura

Kryeministri i FrancësSebastien Lecornu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 12 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 15 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.