Kryeministri: Franca do sulmohet sërish, shumë të pafajshëm do vdesin
“E kam të vështirë që ta them këtë, por Franca do të sulmohet sërish dhe shumë njerëz të pafajshëm do të humbasin jetën”.
Ka qenë kjo deklarata e kryeminsitrit francez, Manuel Valls, i cili nënvizoi se pavarësisht përpjekjeve të shumta për parandalimin e akteve të dhunshme, sulmet terroriste janë diçka e pashmangshme.
Ai e cilësoi këtë si një problem madhor të kohës në të cilën jetojmë duke u shprehur se autoritetet duhet të përballen vazhdimisht me persona të radikalizuar.
Deklarata e Kryeminsitrit Valls vjen vetëm një ditë pasi një person i identifikuar si Larossi Aballa vrau një oficer policie dhe gruan e tij. 25 vjeçari me origjinë marokene mori peng edhe djalin tre vjecar të çiftit përpara se forcat e sigurisë të hynin në banesë dhe ta qëllonin agresorin për vdekje.
Kryeprokurori i Parisit, Fransua Molins, deklaroi se Aballa kishte ndihmuar më herët militantët e Shtetit Islamik për të udhëtuar drejt Pakistanit dhe ka qënë nën mbikqyrje për një kohë të gjatë.
Parlamenti i Francës miratoi më herët zgjatjen e gjëndjes së jashtëzakonshme me qëllim për të siguruar mbarëvajtjen e kampionatit europian të futbollit. Në qytetet kryesore, autoritetet kanë rritur ndjeshëm prezencën e forcave të sigurisë për të parandaluar cdo incident të ngjashëm me sulmet terroriste që tronditën Parisin vitin e shkuar.
KOHA JONË SONDAZH

