Kryeministri grek kryeson sondazhet
Kujtim VANI
Të nevojshme e konsiderojnë marrëveshjen e re, 72% e qytetarëve, siç tregon rezultati i sondazhi Kapa, për llogari të Tovima. Pyetjes nëse marrëveshja ishte e nevojshme për vendin apo nuk kishte asnjë alternativë, 72% e qytetarëve të intervistuar janë përgjigjur se marrëveshja ishte e nevojshme, kundrejt 25.3% e tyre që deklaruan se nuk ka alternativë, dhe 2.7% janë përgjigjur se nuk e dimë. Në përgjigje të pyetjes, se si e vlerësoni marrëveshjen e re të qeverisë me partnerët, qytetarët reagojnë: pozitive 24.5%, shumë pozitive 27%, disi negatie 16.1%, negative 31% nuk e dimë dhe papërgjigje, 1.4%.
Pyetjes se kush duhet fajësuar se marrëveshja aktuale përmban masa të dhimbshme për qytetarët grekë, 48,7% janë përgjigjur se përgjegjësia bie mbi udhëheqësit evropianë të cilët nuk treguan hapur problemin e Greqisë, 44.7% ngarkojnë me përgjegjësi qeverinë greke, se bëri gabime dhe se ka humbur kohë të çmuar, 6.9% nuk kanë ide dhe që nuk janë përgjigjur.
Gjithashtu 70,1% janë përgjigjur se marrëveshja duhet të votohet nga parlamenti, kundrejt 25.3% që thonë se nuk duhet të votohet, si dhe 4.6% nuk e dinë dhe që nuk përgjigjen.
Në lidhje me çfarë duhet të bëhet në rast se qeveria dështon në miratimin e projektligjit të programit të marveshjes në parlament, 64.5% u përgjigjën për të formuar një qeveri të re me mbështetje nga ky parlament, 31,2% shprehen që të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe 4.3% janë të pavendosur dhe që nuk përgjigjen.
Pyetjes, nëse do të formohet një qeveri e re, kush besoni se duhet të jetë kryeministër, 68.1% etë anketuarve shprehen për Aleksis Cipras, 22.6% deklarohen për një person tjetër reciprokisht të pranueshëm dhe 9.3% nuk kanë mendim dhe që nuk përgjigjen.
Përsa i përket popullaritetit, Aleksis Cipras, gëzon një mbështetje popullore prej 58.8% me opinion pozitiv dhe shumë pozitiv, kundrjet 40.7% të anketuarve që kanë mendim negativ dhe shumë negative, ndërsa 0.5% nuk japin asnjë mendim.
Kreu i Demokracisë së Re, Vangjelis Meimarakis gëzon një respekt ku 48,5% kanë mendim pozitiv dhe shumë pozitiv, kundrejt 50.1% që shprehin opinionin e tyre se kanë një mendim shumë negativ dhe negativ, ndërsa 1.4% nuk kanë asnjë mendim dhe që nuk i përgjigjen pyetjes.
Për Sravros Theodhoraqis, kryetar i To Potami (Lumi) 39.5% e opinionit publik kanë mendim pozitiv dhe mjaft pozitiv, ndërsa 59.6% kanë opinion negativ dhe shumë negativ, ndërsa 0.9% "nuk përgjigjen dhe nuk kanë asnjë mendim.
Panos Kameni, Grekët e Pavarur (Anel) mbledh një shifër 35.2% të reagimeve pozitive dhe mjaft pozitive, dhe 63.1% shumë negative dhe negativ, 1.7% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk kanë asnjë preferencë.
Fofi Gjenimata kryetarja e Pasok-ut, ka një mbështetje 32.3% me mendim pozitiv dhe mjaft pozitiv, nga 67.2% që kanë më shumë opinion negativ dhe shumë negativ, ndërsa 0.5% nuk japin asnjë mendim dhe nuk duan të përgjigje.
Dhimitris Kuçumbas, i partisë Komuniste, gëzon mbështetje për mendim pozitiv dhe shumë pozitiv nga 28.5%, dhe mendim negativ e shumë negativ nga 68,9% e të anketuarve, ndërkohë që 2.6% nuk kanë asnjë mendim.
Nikos Mihaloliakos, i Agimit të Artë, ka një shifër prej 10.8%, me opinion pozitiv dhe 88% e të anketuarve kanë mendim shumë negativ dhe negativ, si dhe 1.2% që nuk shprehen.
Janis Varoufakis, ish ministri i financave, siguron një përqindje prej 28,2% me mendim pozitiv dhe shumë pozitiv, 71.6% negativ dhe shumë negativ, 0.2% nuk përgjigjen.
Jeta Konstantopoulou, kryetarja e Parlamentit, ka një mbështeje prej 25.8% që kanë mendim pozitiv dhe mjaft pozitiv, kundrejt një përqindje prej 73,7% që kanë mendim negativ dhe shumë negativ për të, ndërsa 0.5% nuk preferojnë të përgjigjen.
Së fundi, Panajotis Llafazanis, ministri që votoi kundër propozimit të qeverisë për marveshjen ka një mbështetje pozitive dhe shumë pozitive nga 25.3% e të anketuarve kundrejt 73.1% të cilët kanë konsiderat shumë negative dhe negative, 1.6% deklarohen se nuk kanë as pozitive dhe as negative.
Ministri grek i Financave, Cakalotos: Për herë të parë partnerët janë të angazhuar për ristrukturimin e borxhit
"Deri pak muaj më parë partnerët nuk kanë diskutuar për çështjen e ristrukturimit të borxhit, por me marrëveshjen që kemi arritur kemi një angazhim të qartë të tyre se kjo çështje do të diskutohet pas vlerësimit të parë," tha Ministri i Financave Euklidhi Cakalotos, duke folur në grupet e përbashkta parlamentare, gjatë debatit të projektligjit për parakushtet e përcaktuara nga marrëveshja e arritur në samitin e BE-së. Ai tha se ligji ende çon në thjeshtësimin e sistemit tatimor, ndërsa tatimi në ishujtë për ndryshimin në regjimin e TVSH-së, në ishujtë e largët të Egjeut lindor, do të ndodhë pas përfundimit të vitit 2016. "Kjo është një marrëveshje e vështirë, ku vetëm koha do të tregojë nëse ajo është ekonomikisht e qëndrueshme. Ekzistojnë dhe masa të rënda të kushtëzuara, nëse zgjidhet problemi i borxhit dhe ka një program zhvillimi, nëse njerëzit shohin anën pozitive u larguam përgjithëmonë nga grexit dhe mund të japin zhvillim. Këtë marrëveshje do ta shohim pas negociatave të 3-4 javëve ku do të jetë gati dhe do të kemi tekstin përfundimtar. Atëherë, me kthjelltësi, ne mund të gjykojmë atë dhe mbi të gjitha në interes të shtresës së mesme që ka vuajtur shumë, "tha Ministri i Financave, para deputetëve të panishëm në takimin e përbashkët të komisioneve parlamentare.