FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri i Bullgarisë rezulton pozitiv me koronavirus

Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov rezulton pozitiv për koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vrtë ai në një postim në rrjetet sociale.

“Megjithëse RHI më hoqi zyrtarisht karantinën, të premten unë shtyva të gjitha takimet dhe ngjarjet publike për ditët në vijim. Pas dy testeve PCR sot jam pozitiv  për COVID-19. Kam një mosdispozicion të përgjithshëm, për momentin dhe në përputhje me këshillat e mjekëve, unë do të qëndroj në trajtim në shtëpi. Jam i sigurt që duke ndjekur masat, ne do të kemi sukses së bashku!”, ka shkruar ai.

Që nga fillimi i pandemisë në Bullgari janë regjistruar 37,562 raste të reja me Covid-19, ndërsa 1,084 kanë humbur jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?