Kryeministri i Holandës u kërkon falje veteranëve të Srebrenicës
Qeveria holandeze u ka kërkuar falje qindra ish-ushtarëve të dërguar për të mbrojtur Srebrenicën gjatë luftës në Bosnje. Kryeministri Mark Rutte tha se trupat holandeze nuk ishin pajisura si duhet për të ndaluar masakrën dhe iu kërkua të kryenin një detyrë të pamundur.
“Sot iu kërkoj falje në emër të qeverisë holandeze të gjitha grave dhe burrave të Dutchbat III. Të gjithë ju këtu dhe atyre që nuk janë me ne sot. Me vlerësimin dhe respektin më të madh të mundshëm për mënyrën në të cilën Dutchbat III u përpoq të bënte gjënë e duhur, në rrethana shumë të vështira”.
Në korrik 1995, rreth 8,000 burra myslimanë u masakruan pasi forcat holandeze u rrethuan nga trupat serbe të Bosnjës.