Kryeministri i Pakistanit: Në Kashmir mund të përsëritet Srebrenica
Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, paralajmëroi mundësinë e një masakre të re dhe spastrimit etnik të myslimanëve në Kashmir, si ajo që ndodhi 24 vjet më parë në Srebrenicë.
“A do të vëzhgojë bota në heshtje masakrën dhe spastrimin etnik të myslimanëve në Kashmir, ashtu siç bëri me Srebrenicën? Dua të paralajmëroj bashkësinë ndërkombëtare që nëse lejohet të ndodhë, ajo do të ketë pasoja të rënda dhe do të provokojë reagime në botën myslimane duke shkaktuar radikalizëm dhe cikle dhune”,” pyeti Khan në Twitter.
Kashmiri pretendohet nga India dhe nga Pakistani, dy vende që posedojnë armë bërthamore. Ato kanë zhvilluar dy luftëra dhe një konflikt të kufizuar mbi Kashmirin që nga viti 1947.
Tensionet në mes të Islamabadit dhe Nju Delhit janë rritur prej 14 shkurtit, kur një sulm kamikaz ka lënë të vdekur të paktën 41 indianë në Kashmirin me shumicë myslimane.
Grupi militaint, Jaish-e-Mohammad (JeM) ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe prej asaj kohë incidentet në rajon pasuan njëri tjetrin.