Kryeministri i ri i Hungarisë mesazh për Rusinë: Do të flasim, por nuk do të bëhemi miq
Rusia ka reaguar me kujdes pas ndryshimit të pushtetit në Hungari, duke theksuar se pret të shohë hapat e qeverisë së re pas fitores së Peter Magyar dhe humbjes së ish-kryeministrit Viktor Orbán.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se Moska synon të ruajë marrëdhënie “realiste” me udhëheqjen e re hungareze.
”Do të duhet të jemi të duruar dhe të shohim se si do të zhvillohen gjërat. Ne jemi të interesuar të ndërtojmë marrëdhënie të mira me Hungarinë dhe vendet e tjera evropiane”, u shpreh ai.
Peskov shtoi se mbetet për t’u parë nëse qeveria e re do të ndryshojë qëndrimin lidhur me fondin prej 90 miliardë eurosh të Bashkimit Evropian për Ukrainën, i cili ishte bllokuar nga Orbán. Ai përmendi gjithashtu të ardhmen e tubacionit të naftës Druzhba pipeline, një çështje kyçe për furnizimin energjetik të rajonit.
KOHA JONË SONDAZH

