Kryeministri i Rusisë infektohet me Covid-19

Kryeministri rus Mikhail Mishustin ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19

“Sapo jam njoftuar se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Covid-19, kështu që unë duhet t’i bindem rregullave të izolimit dhe është e detyrueshme për sigurinë e kolegëve të mi,” tha Mishustin në një videokonferencë me Presidentin Vladimir Putin.

Duke folur në një takim, Mishustin propozoi që zëvendëskryeministri i parë, Andrey Belousov, të shërbejë si ushtrues detyre i kryeministrit dhe Putin e ka mbështetur propozimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rusia deri më tani ka regjistruar 106.498 raste të të infektuarve me koronavirusidhe 1,073 viktima.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?