Kryeministri izraelit Netanjahu takon ushtarët: Asgjë s’do na ndalojë, ne do të fitojmë

”Të besoj”, është titulli i mesazhit të kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu drejtuar IDF-së, teksa në një video të re shfaqet përkrah ushtarëve, të cilëve u thotë se “asgjë nuk do t’i ndalojë”.

“Sot me luftëtarët tanë në terren. Kemi suksese shumë mbresëlënëse, tashmë jemi përtej shumicës së periferisë së qytetit të Gazës. Ne po bëjmë përparim. Asgjë nuk do të na ndalojë. Ne do të vazhdojmë.

Ne do të shkojmë përpara dhe do të fitojmë dhe do ta bëjmë me ndihmën e Zotit dhe me ndihmën e luftëtarëve tanë heroikë. Unë ju besoj, ju besoj. I gjithë kombi i Izraelit qëndron pas jush. Deri në fitore”, ka shkruar Netanjahu sipër videos së publikuar në platformën X.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?