Kryeministri malazes-Beogradit: Me qetësi!

 

Pas deklaratave të presidentit serb Tomislav Nikoliç për shtetin e Malit të Zi, duke qenë se e ka konsideruar atë si lodër dhe se do ta humbë pavarësinë me vetëdije duke i pranuar të gjitha kombinacionet për t’u bërë anëtare e NATO-s, ka reaguar kryeministri malazez.

Milo Gjukanoviç  tha sot se është i befasuar nga presidenti serb dhe deklaratat e tij, që a ii kishte lexuar si pjesë paraprake e një interviste që Nikoliç dha për Sputnik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjukanoviç me një dozë dyshimi mbi intervistën ka thënë se po të jetë ashtu siç ka lexuar, do të jetë mjaft i befasuar dhe se nuk pranon asnjë ton të lartë nga Beogradi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai më tej ka thënë se Mali i Zi do të vazhdojë integrimin në BE dhe NATO.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?