Kryeministri polak Tusk: Askush s’duhet t’i kërkojë Zelenskyt kompromise territoriale

Kryeministri i Polonisë,  Donald Tusk,  ka reaguar me tone të forta kundër çdo përpjekjeje për t’i kërkuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky lëshime territoriale si pjesë e negociatave për paqe me Rusinë. Në një deklaratë publike të shpërndarë në platformën X ,  Tusk theksoi se presioni duhet të ushtrohet ndaj agresorit,  jo ndaj viktimës.

“Askush prej nesh nuk duhet t’i bëjë presion Zelenskyt për lëshime territoriale. Përkundrazi,  e gjithë përpjekja ndërkombëtare duhet të përqendrohet në ushtrimin e presionit ndaj Rusisë,  në mënyrë që ajo të ndalojë agresionin e saj të pajustifikuar kundër Ukrainës,”  shkroi Tusk.

Kreu i qeverisë polake kritikoi idenë e paqësimit — përpjekjen për të arritur paqe përmes lëshimeve ndaj agresorit — duke e cilësuar si një qasje të gabuar dhe të rrezikshme:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Paqësimi nuk ka qenë kurrë rruga drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata e Tusk vjen në një moment kur disa vende evropiane po shqyrtojnë mundësinë e negociatave mes Kievit dhe Moskës,  ndërsa Polonia mbetet një nga mbështetëset më të forta të Ukrainës që prej fillimit të agresionit rus.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?