Kryeministri rumun, nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash

Korrupsioni nuk është vetëm një sëmundje shqiptare, por prek edhe në vendet e rajonit, pjesë të  BE-së si Rumania, ku Shqipëria synohet të anëtarësohet. Por veçse drejtësia reagon dhe nuk fal askënd.   

Prokurorët rumunë kanë marrë në pyetje kryeministrin Victor Ponta, i cili dyshohet për krime, evazion fiskal dhe pastrim parash.

Çështja përfshin hetime për z. Ponta gjatë punës së tij si avokat në vitet 2007- 2008, dhe është kryer nga Agjencia Antikorrupsion. Presidenti Klaus Iohannis i ka kërkuar Pontës të japë dorëheqjen, duke thënë se “është një situatë e pazakontë për Rumaninë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Ponta, i cili hedh poshtë akuzat, thotë se vetëm Parlamenti mund ta shkarkojë atë. Ai akuzohet për përdorim të faturave false nga një firmë ligjore,për të blerë dy apartamente luksoze dhe një makinë, raportojnë mediat rumune.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?