Kryeministri spanjoll: E arritëm pikun e COVID-19, tani fillon rikthimi në normalitet

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka deklaruar sot se Spanja e arriti pikun e COVID-19 dhe tashmë do të mendohet për masa lehtësuese për të dalë nga ”Lock-Down”.

Ulja e numrit të viktimave ditët e fundit ka bërë që Sanchez të mendojë që tashmë Spanja e kaloi më të keqen nga koronavirusi.

Ai tha se gjithsesi nuk do të ketë një hap pas për Spanjën pasi është një periudha më e vështirë që ka kaluar Spanja prej gripi spanjoll të 1918. Por Sanchez paralajmëroi se nuk e di dhe vetë ai se në çfarë normaliteti do të rikthehet Spanja pasi deri tani ka pësuar 14 mijë e 792 vdekje nga COVID-19, 148 mijë e 220 të infektuar, goditje të sistemit shëndetësor por dhe sektorit të turzimit që është baza e ekonomisë spanjolle.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?