FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri spanjoll: Të rikthejmë Katalonjën demokratike dhe të lirë

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, i cili mbërriti sot në Barcelonë, për herë të parë që prej kohës që rajoni u vu nën kontrollin e Madridit, bëri thirrje për rikthimin e Katalonjës demokratike dhe të lirë dhe u kërkoi kompanive të mos largoheshin nga rajoni.

Gjatë një mitingu të formacionit të tij, Partisë Popullore (e djathtë) në kuadër të zgjedhjeve rajonale që do të mbahen më 21 dhjetor, Mariano Rajoy konfirmoi se kishte rivendosur urdhërin ligjor dhe demokratik duke marrë nën kontroll rajonin.

“U bëj thirrje të gjitha kompanive që punojnë apo kanë punuar këtu të mos largohen”, deklaroi kryeministri, ndërkohë që 2 400 prej tyre janë larguar tashmë që prej referendumit të ndaluar më 1 tetor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dua t’u them të gjithë spanjollëve të vazhdojnë të blejnë dhe të konsumojnë prodhime katalanase”, shtoi ai, përballë thirrjeve për bojkot që u bënë pas këtij referendumi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne dëshirojmë të rikthejmë Katalonjën për të gjithë, demokratike dhe të lirë”, theksoi ai.

“Ne dëshirojmë të rikthejmë Katalonjën e ndjeshme (…), të guximshme, dinamike, mikërpitëse dhe të hapur, të sigurt dhe të besueshme “, shtoi ai duke nënvizuar se Katalonja është e Spanjës dhe Spanja është e Katalonjës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?