Kryeministri turk: Grushti i shtetit, njollë e zezë

“Grushti i shtetit ishte një njollë e zezë në demokracinë turke”, tha kryeministri turk Binali Yildirim  në një konferencë sot për shtyp.

Ai u shpreh mirënjohës edhe ndaj të gjithë qytetarëve të cilët dolën në rrugë sipas tij, për të mbrojtur demokracinë.

‘Kemi gjithë situatën nën kontroll. Organizatorët e grushtit të shtetit janë para drejtësisë. Përgëzoj punën e forcave të sigurisë. Tentativa për grusht shteti nuk ishte nga e gjithë ushtria por nga një grup i vogël.  Vlerat e demokracisë kanë triumfuar. Ka të vrarë e të plagosur, mes tyre forca policore, ushtarakë e civilë”, pohoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?