Kryeministri vetizolohet për herë të dytë
Pandemia e Covid-19 ka shqetësuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu do të rikthehet dhe disa ditë të tjerë në vetëizolim pasi ministri i Shëndetësisë në kabinetin e tij, rezultoi i prekur me virus. 70-vjeçari i cili është një nga kryeministrat më jetëgjatë në Izrael, sapo përfundoi një periudhë disa ditore në “karantinë” pasi një nga ndihmësit e tij ishte infektuar nga pandemia e Covid-19. Zyra e qeverisë njoftoi se Netanjahu do të qëndrojë dhe 6 ditë të tjera në vetëizolim për të zbatuar këshillat e mjekëve, pasi ministri i Shëndetësisë, Yaakov Litzman dhe bashkëshortja e tij u testuan pozitivë me virus. Deri në këto momente shumë zyrtarë të lartë në Izrael janë vetëizoluar për shkak të kontakteve që kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë, mes tyre dhe shefi i Mossad, Yossi Cohen.
KOHA JONË SONDAZH

