Kryeministrin ukrainas, e zënë me grushta në Parlament

 

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk është grushtuar në Parlamentin e këtij shteti nga rivali i tij Oleg Barna, pasi kishte refuzuar kërkesën për të dhënë dorëheqje.

Skena tejet të ashpra u paraqitën në Parlamentin e Ukrainës, të cilat konkluduan me një përleshje masive, që filloi kur kryeministrit Yatsenyuk i është dhuruar një buqetë me lule nga rivali i tij, Oleg Barna, i cili më pas sulmoi kryeministrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liderët kryesorë të vendit, më pas filluan të grushtohen në një përleshje të madhe mes deputetëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kohë më parë, kryeministrit Yatsenyuk, lider i partisë Fronti Popullor, i ishte kërkuar kryeministrit dorëheqje në kuadër të reformave jopopullore sipas tij.

Ndërkohë, jashtë ndërtesës së Parlamentit të Ukrainës në Kiev janë duke u mbajtur protesta kundër performacës vjetore të kryeministrit ukrainas.

Por i pyetur nëse do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqje, kryeministri Yatsenyuk, kishte thënë se do ta bënte nëse do të kishte kërkesë nga Parlamenti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?