FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministrja daneze: Groenlanda nuk është në shitje, aleatët duhet të respektojnë sovranitetin

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, deklaroi se pret që aleatët në NATO të respektojnë sovranitetin e vendit të saj dhe theksoi se Groenlanda nuk është në shitje.

Duke folur nga Ankara, ku po merr pjesë në samitin e NATO-s, Frederiksen reagoi ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili përsëriti dëshirën e tij që Groenlanda të vihej nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara.

“Ne presim që aleatët tanë të respektojnë sovranitetin e Danimarkës. Groenlanda nuk është në shitje” u shpreh kryeministrja daneze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e saj vjen vetëm disa orë pasi Trump riktheu në vëmendje idenë e marrjes nën kontroll të Groenlandës, ishullit gjysmë-autonom në Arktik që është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?