Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 07:40 Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026 Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026, sipas të dhënave më të fundit zyrtare të Bankës së Shqipërisë është: një euro këmbehet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryeministrja May euforike: Të ruash nervat në konfliktin me BE për Brexit

Bota E enjte, 9 Shtator 2021 15:43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministrja britanike do t’i bashkojë radhët e konservatorëve. Bashkë kundër BE-së. Në rast nevoje një dalje e ashpër pa marrëveshje. Kritikët e saj janë të distancuar.

Dancing Queen Theresa May: Me muzikën e Abba-vë neë skenë gjatë fjalimit të saj parimor në përfundim të kongresit të konservatorëve Theresa May sivjet pati më shumë fat se sa më 2017. Para një viti ajo dështoi prej zërit, pasi ishte e ftohur, një plangprishës ia doli të arrijë deri në pultin prej nga ajo fliste dhe gërmat e slloganit të partisë ranë nga muri. Kësaj here gjithçka shkoi fjollë, të paktën teknikisht. Për habi të publikut kësaj here kërceu në pultin e referuesit një kryeministre me humor të mirë nën tingujt e Abba-ve “Dancing Queen”. “Ka disa gjëra nga kongresi i fundit i partisë, që nuk dëshiroj t’i harroj”, bëri shaka Theresa May. “Por unë gjithmonë do të kujtoj ngrohtësinë njerëzore, që kam ndjerë në sallë. Ju me keni mbështetur gjatë gjithë kohës mua.”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Para 2 orësh
Tensione të forta në Itali, kontrolle në 20 qytete. Përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit

Tensione të forta në Itali, kontrolle në 20 qytete. Përplasje mes demonstruesve dhe for...

Para 11 orësh
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

Para 16 orësh

“Embëlsira për në fund”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sa i përket përmbajtjes kryeministrja përpiqej ta bindte partinë e përçarë për rrugën e saj të Brexit-it. Ajo donte t’u jepte mbi 10.000 pjesëmarrësve në kongresin e partisë një mesazh optimist para se të ktheheshin në zonat e tyre ne vendin thellësisht të pasigurtë. “Unë besoj me pasion, që ditët tona më të mira do të vijnë paskëtaj dhe që e ardhmja jonë është shumë premtuese”, tha May në Birmingham. “Mos lejoni t’ua prishin mendjen, që ne nuk mund t’ia dalim. Ne kemi gjithçka, që na duhet për të qenë të suksseshëm.” Ajo nuk e përmendi kritikën e ashpër të kundërshtarit të saj në parti Boris Johnson lidhur me strategjinë për Brexit. Por ajo e hodhi poshtë idenë e tij për një marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në, që do ta shkëpuste Irlandën e Veriut nga Britania e Madhe. Këtë ajo nuk do ta lejojë kurrë, tha Theresa May.

May nuk i bën ofertë BE-së

Ajo vazhdon t’i përmbahet kursit të saj për ta bindur BE-në për planin e saj “Chequers”, që parashikon qendrimin e pjesshëm të industrisë britanike në tregun e brendshëm të BE-së. Planin që u dërgua në korrik nga rezidenca e qeverisë britanike Chequers BE-ja e ka hedhur poshtë disa herë si të rrezikshëm për unitetin e tregut të brendshëm europian, më së fundi ky plan u refuzua edhe në samitin e Salcburgut, që ishte i turpshëm për Theresa Mayn. Propozime se si mund të ndryshojë ky plan, May nuk bëri. Por ajo nuk e përmendi më emrin Chequers dhe e quajti propozimin e saj tani edhe si marrëveshje për tregtinë e lirë. “Ajo që ne propozojmë është një sfidë për BE-në. Por nëse ne qendrojmë bashkë dhe ruajmë qetësinë, atëherë e di, se do ta arrijmë një marrëveshje, që do t’i shërbejë Britanisë.” Theresa May pret që BE të lëshojë pe. Sipas saj Britaninë e Madhe jashtë BE-së e pret një botë, që patjetër do të hyjë në biznes me britanikët, theksoi ajo plot entuziazëm. “Britania e Madhe nuk ka frikë që të largohet pa marrëveshje nga BE-ja.”Boris Johnson: Marrëveshja e Chequers është mashtrim

Partia e përçarë duhet bashkuar

Shumë të deleguar kërkuan daljen në fund të marsit 2019 pa asnjë marrëveshje me BE-në. Një tjetër krah i partisë paralajmëron për pasojat e mundshme dramatike për ekonominë britanike. “Më në fund BE-ja do të lëkundet ose do të bjerë dakord për një marrëveshje kalimtare për qarkullimin e mallrave, për fluturimet ajrore dhe për sektorë të tjerë pak para daljes për të cilën është rënë dakord”, mendon delegatja Molly Jails nga Stratford-upon-Avon. “Nuk varet as prej asaj, nëse Theresa May ose Nëna Theresa i drejton bisedimet Brexit. E rëndësishme është, që tani të bëhet një politikë e qartë”, kërkon Jails. Ka “një mosbesim të thellë” ndaj kursit të deritanishëm të kryeministres. Theresa May u përpoq ta qetësojë bazën me një sërë premtimesh përtej Brexit-it. Duhet të ndërtohen më shumë shtëpi me çmime të favorshme. Nuk duhet të rriten taksat për karburantet. Shërbimi kombëtar shëndetësor do të mbështetet me një injenksion financiar prej 200 milionë eurosh, për të “përballuar dimrin”, premtoi ministri i Shëndtetësisë, Matt Hancock. Një referendum i dytë për Brexit përjashtohet. Një referendum të dytë, që mund ta ndalojë Brexit, nuk do të ketë, tha në sallë Theresa May. “Ky do të ishte një mashtrim ndaj demokracisë. Njerëzit kanë vendosur.”

Vendimi në 14 ditë

Kryeministrja i dha kurajo partisë së saj. Në Birmingham askush nuk u dha kurajo kundërshtarëve të saj për ta sfiduar hapur dhe për ta rrëzuar atë. Por kjo mund të ndryshojë, kur parlamenti britanik pas disa javësh duhet të votojë për marrëveshjen e Brexit me BE-në. “Ne duam një deal”, siguroi një ditë më parë presidenti i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker në Parlamentin Europian. “Kush flet për një skenar No-Deal, nuk i di vështirësitë që mund të sjellë kjo situatë”, paralajmëroi Juncker. Kryeministrja May kërcënoi në Birmingham edhe një herë, se: nëse BE-ja nuk bën lëshime, nuk do të ketë një deal, pra një marrëveshje. Samiti i ardhshëm me BE-në zhvillohet më 18 tetor në Bruksel. Mes duartrokitjeve të të deleguarve May tha, se ajo pret që Britania e Madhe të trajtohet me “respekt”, ndryshe nga sa ndodhi në Salcburg.Brexit: Paralajmërim BE-së për kërkesa të ekzagjeruara

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026
Para 11 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Moti këtë të dielë
Para 16 minutash

Moti këtë të dielë

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 20 minutash

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz
Para 2 orësh

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 10 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 10 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 13 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 12 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.