Kryeministrja më e suksesshme në luftën ndaj pandemisë, siguron mandatin e dytë

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka siguruar fitoren për mandatin e dytë në zgjedhjet e përgjithshme të vendit, me premtimin se në mandatin e saj të ri fokusi do të jetë luftimi i pabarazisë sociale.

Fitoren e Ardern e pranoi edhe liderja e opozitës, Judith Collins e cila përgëzoi Ardern për arritjen një fitorje të jashtëzakonshme.

Me më shumë se 80% të votave të numëruara, Partia e Punëtorëve e drejtuar nga kryeministra liberale siguroi dyfishin e mbështetjes ndaj kundërshtares së saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjedhjet më shumë si një garë, në Zelandën e Re u perceptuan si referendum mbi udhëheqjen e Ardern.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nga shkaqet e fitores së thellë të Ardern, erdhi për shkak të rezultateve të luftës së saj ndaj pandemisë së shkaktuar nga Covid-19. Zelanda e Re është vendi i parë që arriti rezultate tejet pozitive në luftën ndaj virusit dhe po ashtu ka një shkallë të ulët të viktimave. eliminon transmetimin e koronavirusit pasi vendet evropiane raportojnë më pak vdekje

Duke folur për shtypin, ajo shtoi se ishte “shumë e kënaqur me rezultatet “dhe shtoi se duke nisur nga nesër puna do të fillojë normalisht sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?