Kryeministrja Meloni: Qendra e pritjes së emigrantëve në Lezhë është model inovativ

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka thënë se javën e ardhshme do të hapen në Shqipëri qendrat e pritjes të emigrantëve në Gjadër të Lezhës, ku do të përpunohen dhe kërkesat për azil. Ajo ka theksuar gjithashtu se janë hasur vështirësi operacionale në ngritjen e këtyre qendrave, por shtoi se dhe kjo vështirësi po kapërcehet. ”Siç e dini, në javët e ardhshme qendrat e parashikuara nga memorandumi i mirëkuptimit me Shqipërinë do të jenë plotësisht funksionale për të përpunuar kërkesat për azil në territorin shqiptar, por nën juridiksionin italian dhe evropian. Në muajt e fundit, siç e dinë mirë Ministrat Plantosi dhe Crosetto, ne kemi hasur në vështirësi të ndryshme operacionale, por po i kapërcejmë ato një nga një sepse besojmë shumë në këtë projekt inovativ”, është shprehur Meloni.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?