Kryeministrja nis ”sulmet”, Meloni: Italia nuk do të përkulet para Putinit
Kryeministrja e re e Italisë, tha se do të mbështesë Ukrainën dhe nuk do të përkulet para “shantazhit” të presidentit rus Vladimir Putin.
“Të dorëzohemi para shantazhit energjetik të Putinit nuk do ta zgjidhte problemin, do ta përkeqësonte situatën duke hapur rrugën për kërkesa dhe shantazhe të mëtejshme”, tha Meloni në fjalimin e saj të parë në Dhomën e Komunave.
Qeveria e saj mbështetet nga partia e Silvio Berlusconit, mik i ngushtë i presidentit rus. Duke folur në parlamentin e Italisë, kryeministrja e parë grua në historinë e vendit shtoi se qeveria e saj, e cila u betua në fundjavë, do të kërkojë të rrisë mbështetjen financiare për familjet dhe bizneset e goditura nga kriza energjetike.
Nga ana tjetër, Meloni tha se qeveria e saj do të duhet të shpenzojë shumë për të reduktuar ndikimin e krizës së çmimeve të energjisë, që do të thotë se ajo do të duhet të vonojë disa nga masat e buxhetit të 2023, që pritet të miratohet muajin e ardhshëm.
Giorgia Meloni foli për afatet e ngushta për formimin e qeverisë, duke pretenduar unitetin e qendrës së djathtë dhe duke theksuar se si Italia nuk mund të humbasë kohë në situatën aktuale ekonomike. Kryeministri i drejtoi gjithashtu një mendim të përzemërt Mario Draghit për dorëzimin. Ajo vuri në dukje emocionin “të qenit gruaja e parë që drejton qeverinë e këtij vendi”.