Kryetari i Barit del rrugëve dhe kap qytetarët: Shkoni në shtëpi, merrni vesh apo jo!

Mos ndërgjegjësimi i qytetarëve për të qëndruar në shtëpi, ka nxjerrë vetë në rrugë kryetarin e bashkisë së Barit në Itali.

Antonio Decaro është filmuar në rrugët e qyetit teksa i urdhëron qytetarët të shkojnë në shtëpi.

“Duhet të shkosh në shtëpi. Shkoni luani playstation në shtëpi, nuk mund të luani tenis rrugëve. Unë jam kryetari i qytetit dhe ju duhet të shkoni në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas meje po vjen policia. Unë do ta zbatoj dekretin. Nuk është një shfaqje, është një emergjencë kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

E kuptoni që imazhet që vijnë nga Milano nuk janë një telefilm, e kuptoni apo jo.

Do më sëmurni edhe mua nga zemra”, u drejtohet ai qytetarëve.

Video e publikuar në rrjetet sociale është kthyer tashmë në virale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?