Kryetari i bashkisë thyen karantinën, del pi birra
Kryetari i bashkisë së qytetit të Warrnambool në Australi Tony Herbert, ka thyer masat ndaj COVID-19 duke ka dalë të pijë birra në shoqërinë e disa personave të tjerë. Ata ndodheshin jashtë një dyqani pijes, gjë që është një shkelje gjatë pandemisë së koronavirusit.
Kryetari i bashkisë u gjobit me 1.044 dollarë. Pas këtij veprimi të pamenduar mirë, ai publikoi një video ditën e enjte, ku shprehet i penduar dhe kërkon falje.
“Unë besoja se veprimet e mia për t’u angazhuar me pronarët e bizneseve si pjesë e rolit të kryetarit ishin brenda kufijve të ligjit, sidoqoftë, e kuptoj se i kisha shkelur pa dashje ligjet e reja”, Tony Herbert.