Ku është Jankullovska?!

Ish-ministrja maqedonase e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, protagonistja kontroverse e shumë ngjarjeve në Maqedoni, së fundmi është larg vëmendjes së mediave dhe politikës ditore.

Ajo po bën jetën e saj private, ndërsa herën e fundit është parë në Ohër në festivalin “Vera e Ohrit”, ku sërish ka qenë pjesë e një skandali, kur truprojet e saj dhe të ministrit të Financave i kanë marrë një telefon celular gazetarit të “Maktel”, Sasho Politiko, për shkak se ai po i xhironte dhe po i parashtronte pyetje.

Jankullovska së fundi ishte protagoniste me përgjimet masive ku ajo nuk kishte kursyer gjatë bisedave autentike fjalë fyese ndaj shqiptarëve, ndërsa largimi i saj u bë menjëherë pas operacionit dhe përleshjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

SHKARKO APP