Ku është zhdukur Merkel?!
Pas sulmeve të Parisit, kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se “Gjermania ndjen dhembjen franceze dhe vajton bashkë me ta”, megjithatë nuk ka kryer një vizitë për të ngushëlluar homologun e saj Hollande. Madje, edhe dje kur duhet të festonte dhjetëvjetorin e saj në krye të Gjermanisë, nuk organizoi asgjë.
Prej javësh, Merkel ka evituar daljet publike. Stili i i një politikaneje të rezervuar ka qenë gjithmonë tipar dallues i saj, por së fundmi ajo po rezervohet më tepër se ç’duhet. Deri pak muaj më parë, Merkel ishte si një mbretëreshë në fron, gjithmonë e gatshme për të dhënë urdhëra dhe marrë vendime.
Tani është e kundërta. Kancelarja ka zbritur në nivelin e të tjerëve dhe vrapon sa majtasdjathtas, për të ushtruar një ushtrim me të cilin nuk është mësuar. Kjo natyrisht është pasojë e thyerjes së besimit tek ajo nga partia ku bën pjesë dhe qytetarët gjermanë. 2015 nuk ka qenë një vit i lehtë për imazhin e Gjermanisë në botë. Nuk ka qenë skandali i Volksvagenit apo rënia e avionit Germanwings dhe problemet e tyre që kanë dëmtuar imazhin e Gjermanisë, por çështja e refugjatëve. Merkel hapi dyert për refugjatët, por pa bërë më parë një parapërgatitje, duke zemëruar gjermanët. Gabimi i saj ishte që nuk u konsultua me partinë, duke pasur për momentin mbështetjen më të vogël në 10 vjet si kancelare Merkel ka mbetur vetëm në shtëpi dhe në Europë.
Nëse dëshiron të rifitojë reputacionin e saj dhe të shpëtojë karrierën politike, Merkel duhet të rifitojë besimin e gjermanëve. Mosprotagonizmi për çështjen e ISIS nuk i jep pikë asaj në arenën ndërkombëtare, por ekspertët e inteligjencës e justifikojnë. “Ajo nuk është eksperte në çështjet e terrorizmit ndaj nuk ka preferuar të flasë lidhur me këtë temë”, është mendimi i tyre për Merkel. Ndaj Merkel ka zgjedhur të merret me çështje të brendshme, atë të refugjatëve in primis.
Suksesi në menaxhimin e kësaj çështje mund të rikthejë besimin e humbur brenda partise dhë qytetarëve gjermanë duke rindërtuar një raport të qendrueshëm dhe duke rifituar pozicionin e saj politik. Ndryshe Partia Kristian Demokrate do të kërkojë pasuesin e saj!