Ku janë sot 676 gratë dhe fëmijët e rrëmbyer?

Më 14 prill 2014, 276 nxënës në qytetin Nigerian u rrëmbyen nga grupi Boko Haram, një grup terrorist islamik. Në një fushatë në media sociale përfshiu të gjithë që nga politikanët e deri tek të famshëm,

#bringbackourgirls ( na ktheni vajzat tona) u shpërnda mbi 4 milionë herë në rrjete sociale. Dy vjet më vonë, është bërë ndonjë përparim për gjetjen e vajzave dhe a i është dhënë fund sundimit të grupit terrorit Boko Haram? Jo asgjë nuk ka ndryshuar. “Vajzat janë dhunuar, droguar, rrahur nga militantët, dhe janë duke përdorur si kamikazë, torturues dhe madje dhe në sulme vetëvrasëse në emër të robëruesit të tyre”, shkruan Sheila Jackson Lee, një Politikane Amerikane.

Mbretërimi i Boko Haram-it asnjë zgjidhje në horizont. Ndërsa rrëmbimi i nxënëseve bëri bujë në të gjithë botën, ajo sigurisht nuk ishte një incident i izoluar. Një vit pas Chibok, Boko Haram rrëmbye më shumë se 400 gra dhe fëmijë në qytetin Nigerian të Damasak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që atëherë, Presidenti Nigerian Muhammadu Buhari ka bërë të ditur se vendi i tij ka “fituar teknikisht luftën” kundër militantëve islamikë. Një raport i ri nga UNICEF, përtej Chibok, tregon një histori të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Djemtë janë të detyruar për të sulmuar familjet e tyre për të demonstruar besnikërinë e tyre ndaj Boko Haram, ndërsa vajzat janë të ekspozuar ndaj abuzimeve të rënda, duke përfshirë dhunën seksuale dhe martesën e detyruar me luftëtarë të Boko Haram.

Disa janë përdorur edhe për të shpërthyer bomba”. Edhe në qoftë se viktimat e reja Boko Haram-it do të arrijnë të shpëtojnë, ata kurrë nuk mund të jetë në gjendje të kthehen në një jetë normale përsëri. “Vajzat dhe gratë të rrëmbyera nga Boko Haram shpesh përballen me mosbesim, diskriminimin dhe persekutimin me kthimin e tyre në komunitet” paralajmëron UNICEF në një raport.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?