Ku ndodhet sot fëmija Afrikan që tronditi botën
Pamjet e rënda të urisë në Afrikë nuk kanë të ndaluar. Para disa kohësh ishte themeluesja e një fondacioni bamirës për fëmijët në nevojë në Afrikë, Anja Ringgren Lovén e cila tronditi botën me imazhin e një fëmije, i cili ishte në prag të vdekjes nga uria e tejskajshme.
Por sot ajo në facebook-un e saj ka shkruar këto rreshta për fëmijën Afrikan që e mbajti në duart e saj me frikën se mos ndërronte jetë, sot është sot gëzon shëndet të plotë. Eka përshkuar takimin me djalin dhe shërimin e tij me shumë emocion.
“Një ditë kam pasur në duar këtë djalë të ëmbël dhe herë të të parë isha aq e sigurt se ai nuk do të mbijetonte. Çdo frymëmarrje që ai merrte ishte si një luftë dhe unë nuk dëshiroja që ai të vdiste pa dinjitet, kështu që unë e pagëzova atë “Shpresoj”, ka shkruar Anja Ringgren Lovén
Më tej ajo thekson se shpresa për të është dhe mbetet një emër i veçantë. “Jo vetëm kuptimi i Shpresës, por ajo që qëndron për të gjithë Shumë vite më parë kam bërë një tatuazh me emrin, “Shpresë” në gishtat e mi, sepse për mua kjo do të thotë: “Të ndihmoj çdo njeri të zakonshëm, shpresoj”, ka përfunduar statusin në facebook, Anja Ringgren Lovén. Faqja e saj personale në këtë rrjet ndiqen nga 100 mijë njerëz.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

