Kuba: SHBA me veprime të pakontrolluar po kërcënon paqen dhe sigurinë
Ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodriguez, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se vendi i tij nuk ka marrë kurrë kompensim për shërbimet e sigurisë që ka ofruar për vende të tjera.
Në një postim në platformën X, Rodriguez theksoi se Kuba ka të drejtën të importojë karburant nga çdo vend që është i gatshëm ta furnizojë, pa ndërhyrje ose presion nga jashtë. Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara për sjellje të rrezikshme dhe kërcënuese për paqen dhe sigurinë globale.
“Ndryshe nga SHBA-të, ne nuk angazhohemi në aktivitete mercenare, shantazh apo presion ushtarak ndaj shteteve të tjera. Ligji dhe drejtësia janë në anën e Kubës, ndërsa veprimet e pakontrolluara të SHBA-ve kërcënojnë sigurinë jo vetëm të Kubës dhe hemisferës sonë, por të gjithë botës”, shkroi Rodriguez.
Reagimi vjen pas paralajmërimit të Trump, i cili deklaroi se Kuba duhet të negociojë një marrëveshje me Uashingtonin, përndryshe nuk do të marrë më naftë apo ndihmë financiare nga Venezuela. Ky përplasje mes dy vendeve rrit tensionet diplomatike për çështjen e furnizimeve me karburant dhe kontrollit të marrëdhënieve tregtare.
#Cuba no recibe ni ha recibido nunca compensación monetaria o material por los servicios de seguridad que haya prestado a algún país.
A diferencia de #EEUU, no tenemos un gobierno que se presta al mercenarismo, el chantaje o la coerción militar contra otros Estados.
Como todo… pic.twitter.com/BnifpEjyIg
— Bruno Rodríguez P (@BrunoRguezP) January 11, 2026
KOHA JONË SONDAZH

