Kumanova, Bullgaria mobilizohet, çon ushtrinë në kufi me Maqedoninë
Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, i ka dalë në mbrojtje komunitetit bullgar në Maqedoni duke thënë se të 90 000 personat që kanë pasaportë bullgare atje mund të kalojnë lirisht kufirin në rast se do të ketë përshkallëzim të situatës pas protestës së të dielës apo në vazhdim.
Borisov ka konfirmuar gjithashtu se Bullgaria ka blinduar kufirin me Maqedoninë dhe është në gatishmëri të plotë në rast se gjendja tensionohet edhe më tepër atje. Deklarata është bërë në parlament
Kryeministri është takuar gjatë ditës me deputetë të ndryshëm të parlamentit bullgar, të cilët kanë kërkuar më shumë informacion mbi situatën atje.
Dy ditë pas luftimeve në Kumanovë, Borisov i bëri thirrje kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, që të japë dorëheqjen pasi kjo është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund krizës në Maqedoni.