“Kumanova”, NATO: Duam një hetim transparent

Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenber ka kërkuar një hetim transparent për ngjarjet në Kumanovë.

Një deklaratë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për situatën në Maqedoni nuk përsërit fjalët zyrtare të qeverisë për ngjarjet në Kumanovë. Mbi të gjitha bie në sy kujdesi për të mos përdorur fjalën “terroristë” për të përshkruar të vrarët dhe arrestuarit.

Por, NATO u kërkon të gjithë të ulin tonet dhe të tregohen gjakftohtë, duke hetuar me qetësi çfarë ka ndodhur e duke bashkëpunuar gjerësisht.

“Po i ndjek zhvillimet në Kumanovë me shqetësim të madh”, thuhet në deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg . “Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e atyre që u vranë apo plagosën.

Është e rëndësishme që të gjithë udhëheqësit politikë e të komuniteteve të bashkëpunojnë për të rivendosur qetësinë dhe për të kryer një hetim transparent për të qartësuar atë që ndodhi”, tha ai.

NATO nuk e ka marrë të mirëqenë këtë shpjegim përderisa kërkon një “hetim transparent”.

NATO gjithashtu nuk e ka hedhur poshtë versionin e qeverisë maqedonase por kërkon hetim të drejtë për çfarë ndodhi. “U kërkoj të gjithëve në rajon, të vetëpërmbahen dhe të shmangin çfarëdo përshkallëzimi të mëtejshëm, në interesin e vendit të tyre dhe të gjithë rajonit”, përfundon deklarata e Stoltenberg, që më parë ka qenë kryeministër i Norvegjisë, derisa u emërua në krye të NATO-s në 1 tetor 2014.

SHKARKO APP