“Kundër mashtrimit dhe tiranisë Covid”, londinezët nuk tërhiqen nga protestat, përplasen dhunshëm me policinë

Protesta e qytetarëve të Londrës, kundër masave anti-covid ka hyrë në ditën e saj të katërt. Demonstrimi i mbajtur në Londrën Qndrore, nuk ka kaluar pa përplasje mes qytetarëve dhe policisë. Kjo e fundit mësohet se ka arrestuar dhjetra prostestues. Tubuesit zbritën në Sheshin e Parlamentit, teksa marshuan në çdo rrugë të Londrës.

Me pankarta në duar që shkruanin “kundër mashtrimit dhe tiranisë Covid”, “dashuria mposht frikën”, protestuesit u mblodhën në Këndin e Altoparlantëve në Hyde Park. Gjithashtu shumica e protestuesve ishin pa maska, teksa nuk respektonin e dhe distancimin social. Gjatë tubimit u pa një numër i madh të efektivëve të cilët qëndruan për të mbajtur nën kontroll situatën.

Ndërkohë para protestës themeluesja e Save Our Rights UK, Louise Creffield deklaroi se maska nuk është e dobishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Louise Creffield tha se: Ne besojmë se rregulloret e koronavirusit që janë në fuqi nuk janë proporcionale dhe të përshtatshme dhe po shkaktojnë më shumë dëme se sa dobi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?