Kurba e pandemisë Covid-19 në Europë po rritet

Kurba e pandemisë Covid-19 në Europë po rritet. Lakorja e infeksionit po vazhdon të rritet në Spanjë. Shumica e rasteve të reja pozitive janë të përqendruara në Aragon dhe Katalonjë. Statistikat fluturuese janë vërejtur që nga e hëna e kaluar, kur 164 raste të reja u regjistruan në vetëm 24 orëve, një shifër që u rrit shpejt në 628 infeksione të reja të shtunën.

Autoritetet i kanë kërkuar nga 4 milion banorëve të Barcelonës që të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa thuhet se nuk bëhet fjalë për një valë të dytë të pandemisë. Situata në Katalonjë ka shqetësuar Francën. Kryeministri i ri, Jean Castex, nuk e ka përjashtuar një mbyllje të mundshme të re të kufirit me Spanjën e rihapur që nga 21 qershori.

Edhe në Rumani, infeksionet po rriten me shpejtësi, të cilat brenda një dite (të shtunën) ishin 889, një shifër rekord për vendin që nga fillimi i pandemisë. Me mbi 2000 vdekje, Rumania po forcon masat e parandalimit shëndetësor pa përjashtuar mundësinë e kthimit në një regjim bllokues dhe izolues.

Në Rusi, ku u raportuan edhe 6234 raste të reja dhe 124 vdekje. 24 % e infeksioneve të reja janë asimptomatike. Pas SHBA-së, Brazilit dhe Indisë, Rusia renditet e katërta për sa i përket numrit të viktimave nga Covid-19.

SHKARKO APP