Kush është Gylen, ‘armiku’ i Erdoganit?

Fethullah Gülen, i njohur gjerësisht për lëvizjen e tij, promovimin e islamit tolerant, shkollimin e elitës konservatore, një nga figurat më me ndikim në Turqi, sot ka mbi supe edhe luftën ndaj presidentit të turqisë Rexhep Tahip Erdogan, dikur miq dhe aleatë të ngushtë. Shumë e kanë njohur për këtë të fundit, por Gülen arriti në këtë pikë pas një rruge të gjatë.

Lindi në vitin 1941 në një fshat në provincën Erzurum të Anadollisë dhe ishte djali i një Imami. Duke ndjekur rrugën e të atit, në vitin 1959 u bë Imam, por që dëshmoi edhe aftësi mbreslënëse oratorike.

Në vitin 1968 ai mori postin e Imamit për rajonin e Egjeut në Izmir, post i cili i mundësoi shumë udhëtime dhe ku gjatë së cilave ai përftoi shumë ndjekës. Në fund të viteve 1970, filloi punë në institucionet e para private shkollore, të cilat ishin nën influencën e mësimeve të tij.

Gülen pohon se myslimanët duhet të angazhohen “kundër rënies së vlerave të moralit” në shoqëri – pra për vendosjen e vlerave të familjes dhe fesë mbi individin modern, por brenda strukturave të shtetit sekular. Lëvizja e moderuar e Gülen arriti kulmin e ndikimit në vitet 1990, në kohën kur partia e Necmettin Erbakanit, fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare.

Në krahasim me këtë parti, qëndrimet e Gülenit ishin më të moderuara. Për shembull, ai kundër mbajtjes së shamisë nga gratë. Aktualisht 74 vjeçari banon në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendim të cilin e mori në vitin 1999, kur dhe vendosi për të mos u kthyer më në Turqi.

Lëvizja e tij ka bërë emër në SHBA, sepse ajo kuptohet si një lëvizje reformatore në botën islame, e cila angazhohet për shkollim modern dhe dialog mes feve. Qëndrimi në SHBA nuk e ka penguar aspak Gülen të rrisë influencën në Turqi, veçanërisht pas konfliktit me aleatin e tij Erdogan, për të cilin shumë nga analistët thonë se nisi nga ambicia e të dyve për pushtet, pasi mes dy faktorëve të suksesshëm pëçarja për ndarjen e plaçkës së luftës kishte kohë që kishte nisur.
Ka edhe zëra që thonë se Gülen i bënte hije Erdogan, apo mendime se Erdogan nuk pranonte më modelin tolerant fetar të promovuar nga Gülen.

Teksa Erdogan ka hyrë në histori si presidenti i parë i Turqisë i zgjedhur nga populli, pritet të shihet nësë lëvizja e Gülen do të rrisë ndikimin e saj apo do të dobësohet nga kjo luftë e ashëpr mes tyre.

SHKARKO APP