FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kush është kandidati për President në Francë

Benoit Hamon do të jetë kandidati i partisë socialiste franceze në zgjedhjet presidencale të prillit, në Francë, pas fitores në balotazhin e të dielës.

Ish-ministri i Arsimit, që kërkon mes të tjerash të përcaktojë një nivel bazë të ardhurash prej 600 eurosh për çdo të rritur, mundi ish-kryeministrin Manuel Valls në raundin e dytë të votimit.

Sidoqoftë, socialistët nuk pritet të arrijnë rezultate të kënaqshme në zgjedhjet presidenciale të pranverës, kjo edhe për shkak se presidenti në largim, Fransua Hollonde, që ka deklaruar që më herët se nuk do të kërkojë një mandat të dytë në detyrë, ka një mbështetje shumë të ulët në sondazhet e opinionit publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konservatori Fransua Fijon, liderja e ekstremit të djathtë Fronti Nacional Marine le Pen dhe Emanuel Macron që kandidon si i pavarur, kryesojnë sondazhet deri më tani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?