FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kush merr më pak se 8 mijë euro në vit, bonus 400 euro! Propozimi i qeverisë

Qeveria italiane po planifikon një ndërhyrje  ndihme për ata punëtorë që marrin më pak se 8 mijë euro në vit dhe që bëjnë pjesë në atë që quhet “zonë që nuk i kapin as taksat”.

Propozimi vjen nga zëvëndësministri i Ekonomisë Antonio Misiani që shpjegon se pjesë mund të bëhen 3.7 milion persona, të cilët nga janari i vitit të ardhshëm mund të marrin të paktën 40 euro në muaj në formën e çekut.

Objektivi është ai i përfshirjes së punëtorëve më të varfër, pra të atyre që edhe pse e kanë një punë, gjenden në rrezikun e varfërisë e të përjashtimit shoqëror për shkak të nivelit shumë të ulët të të ardhurave të tyre, pasigurive në punë dhe paaftësisë së kursimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi, propozimi është pjesë e buxhetit që duhet të kalojë për diskutim pas pak ditësh në Komisionin Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ilsole24ore” – Përshtati në shqip: SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?