Kushëriri i terroristit: Nuk ishte mysliman, pinte alkool, rrihte gruan e nuk shkonte kurrë në xhami
Në një intervistë për MailOnline kushëriri i terroristit që vrau 84 persona në Nisë të Francës ka thënë se Mohamed Lahouaiej Bouhlel nuk ishte aspak mysliman.
31-vjeçari që shkaktoi terror në shëtitoren bregdetare të Nisës pinte alkool, hante mish derri dhe merrte drogë.
“Ai kurrë nuk u lut, apo të falej në xhami, rrihte sistematikisht gruan e tij – me të cilën kishte tre fëmijë të moshës 5, 3 vjeç dhe një 18 muajshe. Ishte në prag divorci,” tha për mediat kushëriri i terroristit.
Ditën e djeshme policia e ndaloi atë vetëm disa orë përpara sulmit për ta pyetur për kamionin dhe Bouhlel i tha se po shpërndante akullore në zonën përreth dhe kështu atë e lejuan të qëndronte në park.
Bashkëhsortja dhe fëmijët e tij tani janë nën mbrojtjen e policisë.
KOHA JONË SONDAZH

