Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO

Sikur “carbonara” të kishte këmbë, sot do të kërcente nga gëzimi. Në orën 10:44, në New Delhi, Komiteti Ndërqeveritar i UNESCO-s dha zyrtarisht miratimin: kuzhina italiane hyn në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit. Jo një pjatë, jo një rregullore produkti, por një mënyrë e të ndenjurit në tryezë, e të gatuarit, e të njohurit, e të menduarit për ushqimin.

Është një herë e parë historike: deri tani UNESCO ka njohur specialitete dhe praktika të vetme gastronomike, nga vakti gastronomik francez te kuzhina e Michoacán-it, nga washoku japonez te kimchi korean, deri te borscht-i ukrainas, por kurrë të gjithë kuzhinën e një vendi. Sot, së bashku me Dietën Mesdhetare, artin e pica-bërësve napolitanë, kërkimin e tartufit, kultivimin me kopaçkë të vreshtave të Pantelleria-s dhe peizazhet e verës në Langhe, Roero e Monferrato, në listë hyn i gjithë ansambli teoriko–praktik: kuzhina italiane në tërësi, me pafundësinë e varianteve të saj rajonale dhe familjare.

Kandidatura, siç dihet, nuk lindi dje. Dosja “Kuzhina italiane, mes qëndrueshmërisë dhe diversitetit biokulturor” u përgatit nga Zyra e UNESCO-s në Ministrinë e Kulturës dhe u hartua nga juristi Pier Luigi Petrillo me koordinimin shkencor të historianit të ushqimit Massimo Montanari, në krye të një komiteti ekspertësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?