Ky fëmijë lindi 6.3 kg

Një grua ka thyer rekordin e spitalit të Teksasit duke lindur fëmijën me peshën më të madhe ndonjëherë, plot 6.3 kg. Jennifer Medlock lindi djalin e saj Ali në fillim të këtij muaji dhe më pas mësoi se fëmija i saj ishte fëmijë më i shëndoshë që kishte lindur deri atëherë në spitalin e Teksasit.

Jennifer është dhe nëna e dy fëmijëve të tjera. Një zëdhënës i spitalit konfirmoi për USA Today se Ali është fëmija më i shëndoshë që kishte lindur në atë spital. Madje doktori që kishte pritur fëmijën është shprehur se ky ishte rasti i parë në 30 vjet.

Lindja ishte bërë cezariane dhe mamaja postoi foton e fëmijës në facebook. Fëmija më i madh që ka lindur ndonjëherë ka qenë me peshë 9.98kg dhe ka lindur më 19 janar 1879 në Ohio të SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?