Laboratori nga ku doli Covid-19 ka lëshuar një tjetër virus

Laboratori kinez nga ku drejtori i FBI-së, Chris Wray dhe anëtarët e Kongresit besojnë se ka të ngjarë të ketë rrjedhur Covid-19, mund të ketë lëshuar gjithashtu një lloj shumë të evoluar të poliomielitit. Një studim i ri sugjeron se ky lloj viursi, i cili infektoi një djalë katërvjeçar në mes të një shpërthimi më të gjerë viral në provincën Anhui të Kinës, evoluoi nga një lloj poliomieliti i përdorur pothuajse ekskluzivisht në prodhimin e vaksinave dhe mjediset laboratorike.

Studiuesit në Institutin Pasteur të Francës ekzaminuan gjenomin e llojit të ri të poliomielitit, të kataloguar si ‘WIV14’ nga Instituti famëkeq i Virologjisë në Wuhan, duke treguar se virusi i mutuar përputhej me këtë lloj laboratori në masën mbi 99 përqind. Studiuesit e Pasteur nuk mund të thoshin me siguri se nga e kishte origjinën ky lloj WIV14, por ata këmbëngulën se dy mundësi duhen eksploruar – përfshirë këtu shancin që ky lloj i poliomielitit të kishte origjinën në vetë institutin Wuhan. “Gjetjet nënvizojnë gjendjen tronditëse të pasigurt të kërkimit global të virologjisë”, tha për DailyMail.com biologu molekular i trajnuar në Harvard, Dr Richard Ebright.

Nëse është e vërtetë, teoria do t’i bashkohej një morie rastesh ku janë evidentuar gabimet e sigurisë në laboratorin shtetëror të sëmundjeve infektive të Kinës, financimi i të cilit nga SHBA u shkurtua vitin e kaluar me urdhër të Joe Biden.

SHKARKO APP