Lajm i mirë nga Gjermania! Më shumë të shëruar sesa të infektuar me Covid-19

“60.200 persona janë shëruar plotësisht nga koronavirusi në Gjermani, teksa rastet aktive janë 57.606”, njoftoi sot Instituti “Robert Koch”.

Sipas institutit në fjalë, kjo shifër jep shpresë se masat parandaluese të vendosura nga autoritetet gjermane në luftimin e pandemisë COVID-19 janë efektive.

Ndërkohë, 3,022 pacientë kanë vdekur si pasojë e koronavirusit deri më tani, përfshirë 129 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse Gjermania është vendi i pestë më i infektuar në botë, numri i vdekjeve në vend është shumë më i ulët në krahasim me SHBA-në, Spanjën, Italinë dhe Francën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?