Lajm i mirë nga Italia, mjekët arrijnë të izolojnë koronavirusin
Mjekët italianë kanë arritur të izolojnë koronavirusin.
Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Sperenza deklaroi se virusi u izolua në Romë. Speranza u shpreh se zbulimi u bë në funksion të vaksinës.
“Rezultatat janë vendosur në dispozicion për shkencëtarët. Koronavirus u izolua nga mjekët e spitalit Spallanzani”, tha ministri.
Në spitalin italian u trajtuan 23 persona me koronavirus. Pas trajtimit, rezultati i testit për pacientët doli negativ.