Lajm i mirë nga Roma, drejt shërimit çifti kinez me koronavirus

A medical staff member takes the temperature of a man at the Wuhan Red Cross Hospital in China on Jan. 25. HECTOR RETAMAL/AFP via Getty Images

Ndërsa në rajonet Lombardi e Veneto të Italisë shënohen rritje të numrit të personave të prekur me koronavirus duke mbërritur më 34, nga Instituti italian i sëmundjeve infektive në Romë vijnë lajme pozitive.

Në buletinin mjekësor të drejtuesve të kësaj strukture informohet se është në gjendje të mirë shëndetësore e drejt shërimit shtetasi kinez i prekur, së bashku me bashkëshorten e tij nga koronavirus.

Ai ka dalë nga gjendja e terapisë intensive.

Çifti kinez, banorë të Wuhan, u identifikuar me koronavirus gjatë udhëtimit të tyre turistik në Romë.

Gjithashtu mjekët e kësaj strukture informojnë se është shëruar nga koronavirus e pritet të dalë sot nga spitali shtetasi italian i mbërritur pak ditë më parë së bashku me 55 italianë nga Wuhan.

SHKARKO APP